Shikojini paraprakisht dhe shkarkoni dosjet e librave

Librat në këtë seri renditen më poshtë dhe janë sistemuar nga temat më të thjeshta tek ato të ndërmjetme dhe më të përparuara. Nëse ju duhet ndihmë për të shkarkuar librat, vizitoni faqen tonë Support Page. Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes më poshtë për të mundësuar shkarkimet e librave tuaj.

Politika jonë për shpërndarjen e dosjeve në këtë adresë interneti

Living Stream Ministry dëshiron t’i bëjë variantet elektronike të këtyre shtatë librave të disponueshme falas. Ne shpresojmë se shumë veta do t’i lexojnë këta libra dhe nuk do të ngurrojnë t’ua rekomandojnë të tjerëve. Për hir të rregullit, kërkojmë që printimi i këtyre dosjeve të kufizohet vetëm për përdorimin tuaj vetjak. Ju lutemi, mos i ripostoni këto dosje tjetërkund në asnjë formë. Nëse dëshironi të bëni kopje të tjera veç kësaj, ju lutemi dërgoni një shpjegim të përimtuar me shkrim për përdorimin e synuar dhe një kërkesë për leje te [email protected]. Gjithashtu kërkojmë që të gjitha shënimet për të drejtën e autorit të respektohen sipas ligjit në fuqi. Këto dosje PDF nuk duhet të modifikohen ose të copëzohen në ndonjë mënyrë për përdorim tjetër.

Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Një
Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Një
Witness Lee and Watchman Nee
Nga kapaku i pasmë: "Jeta e krishterë është plot kuptim e domethënie, por shumë njerëz nuk i njohin elementet bazë të kësaj jete sikurse paraqiten në Fjalën e Perëndisë, në Bibël. Në librin Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi një, nga Uoçmën Ni dhe Uitnes Li, paraqitet dhe përshkruhet jeta e krishterë. Plani i Perëndisë për shpëtimin shtjellohet në kapitullin e parë, që flet për misterin e jetës njerëzore. Kapitujt në vijim trajtojnë me hollësi disa përjetime bazë për një të krishterë. Kapitulli i fundit paraqet çelësin përfundimtar për jetën e krishterë të një besimtari – përjetimin e Krishtit në frymën njerëzore. Për ata që kërkojnë Perëndinë dhe për besimtarët që dëshirojnë të rriten në Krishtin, këto mesazhe do të hedhin një themel të fortë për një jetë të krishterë të pasur e kuptimplote".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.

Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Dy
Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Dy
Witness Lee and Watchman Nee
Nga kapaku i pasmë: "Çështja kryesore e jetës së krishterë është ta njohësh Vetë Krishtin. Për këtë ne duhet ta kontaktojmë dhe ta përjetojmë Atë në një mënyrë të gjallë ditë për ditë. Ky përjetim ka të bëjë me disa elemente bazë, që përfshijnë ushqimin e duhur të frymës, adhurimin e rregullt në frymë dhe rritjen e thellë frymërore. Në librin Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi dy, nga Uoçmën Ni dhe Uitnes Li, shtjellohen tre elemente bazë për një jetë të shëndetshme të krishterë: të kalosh kohë me Zotin, ta kontaktosh Atë në një mënyrë të thjeshtë dhe të rritesh thellësisht në Të. Këto mesazhe do t’i sjellin të krishterët kërkues në një ushqyerje të pasur në Fjalën e Perëndisë, në një kontakt çast pas çasti me Krishtin dhe në një përjetim të thellë e të fshehtë të Perëndisë".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.

Krishti Gjithëpërfshirës
Krishti Gjithëpërfshirës
Witness Lee
Nga kapaku i pasmë: "Të gjitha simbolet dhe figurat që gjenden në Dhiatën e Vjetër paraqesin një pamje të mrekullueshme të Zotit e të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Një nga simbolet më domethënëse, por i pavënëre, është toka e mirë, toka e Kananit. Te Krishti gjithëpërfshirës Uitnes Li shtjellon pjesë nga libri Ligji i përtërirë, duke treguar se toka e trashëguar nga fëmijët e Izraelit është simbol i plotë i Krishtit gjithëpërfshirës, që është trashëgimia jonë e Dhiatës së Re. Ai paraqet një studim të hollësishëm të disa prej pasurive të pashtershme të tokës së mirë. Çdo simbol shpjegohet dhe zbatohet në përjetimin tonë si besimtarë. Nga fillimi deri në fund Krishti gjithëpërfshirës i nxit kërkuesit e Perëndisë që ta shijojnë dhe ta përjetojnë Krishtin përditë si toka e mirë për përmbushjen e qëllimit të amshuar të Perëndisë".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.

Ekonomia e Perëndisë
Ekonomia e Perëndisë
Witness Lee
Nga kapaku i pasmë: "Në vitin 1927 Uoçmën Ni botoi kryeveprën e tij për rritjen dhe përparimin e krishterë: Njeriu i Frymës. Në atë libër Ni paraqet të vërtetën biblike, në dukje të thjeshtë, se njeriu përbëhet nga tri pjesë: fryma dhe shpirti dhe trupi, si një zbulesë qendrore dhe të domosdoshme që besimtarët të rriten dhe të përparojnë në jetën e tyre të krishterë. Në librin Ekonomia e Perëndisë, bashkëpunëtori më i ngushtë dhe më i besuar i Ni-së, Uitnes Li, punon mbi këtë themel për ta treguar zbulesën qendrore të Biblës: që Perëndia dëshiron ta përçojë Vetveten në njeriun për shprehjen e plotë të Tij në kishë. Tek Ekonomia e Perëndisë Li zbulon qartas lëvizjen e Trinisë Hyjnore në përputhje me ekonominë e Tij dhe u jep besimtarëve rrugë praktike për të bashkëpunuar me Të për përmbushjen e planit të Tij të amshuar".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.

Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Tretë
Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Tretë
Witness Lee and Watchman Nee
Nga kapaku i pasmë: "Ekzistojnë përjetime të tjera të Krishtit që janë themelore për jetën e krishterë. Si besimtarë, ne duhet të jetojmë në përputhje me parimin më të lartë të jetës dhe jo thjesht sipas parimit të së drejtës dhe të së gabuarës. Kur jeta e Perëndisë vepron në ne, ndriçimi i kësaj jete na sjell në një të jetuar të përshtatshëm dhe na ndërton me besimtarë të tjerë në një shprehje të përbashkuar të Perëndisë, që është kisha. Në librin Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi tre, nga Uoçmën Ni dhe Uitnes Li, këto përjetime shtjellohen me imtësi. Këto mesazhe do të përçojnë ushqim frymëror tek të gjithë besimtarët si për rritjen e tyre vetjake në Zotin ashtu dhe për rritjen e ndërtimin e kishës".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.

Njohja e Jetes
Njohja e Jetes
Witness Lee
Nga kapaku i pasmë: "Dëshira e Perëndisë është të fitojë një shprehje të plotë, të përbashkuar në njeriun, që mbart shëmbë-llimin e Tij, që shfaq lavdinë e Tij dhe që ka autoritetin e Tij për të luftuar armikun e Tij. Sidoqoftë, pak besimtarë e kuptojnë që kjo dëshirë mund të realizohet vetëm nëpërmjet vetë jetës së Perëndisë. Edhe më të paktë janë ata që kanë prekur çështjen e njohjes e të përjetimit të jetës hyjnore, e cila është bërë e arritshme për ne nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit. Në librin Njohja e jetës, Uitnes Li ndriçon udhën që çon te jeta, duke filluar me rilindjen dhe duke përparuar me njohjen e ndijimit të brendshëm të jetës. Njohja e jetës siguron një bazë për përjetimin e mirëfilltë të Krishtit dhe është një hyrje e dobishme për librin shoqërues Përjetimi i jetës".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.

Kisha e Lavdishme
Kisha e Lavdishme
Watchman Nee
Nga kapaku i pasmë: "Perëndia e vështron kishën, besimtarët e shpenguar, nga një perspektivë qiellore. Duke mos e parë aspak atë si të mposhtur nga fuqia e mëkatit dhe mëkateve, Perëndia e vështron kishin si plotësuesen e lavdishme të Krishtit. Në librin Kisha e lavdishme, Uoçmën Ni trajton katër përfaqësuese domethënëse të kishës në Bibël: Eva te Zanafilla 2, bashkëshortja tek Efesianëve 5, gruaja te Zbulesa 12 dhe Nusja te Zbulesa 21 e 22. Në secilin rast, ai parashtron thirrjen e lartë të kishës për të përmbushur qëllimin e amshuar të Perëndisë. Shënimet në dorëshkrim të zbuluara kohët e fundit e plotësojnë këtë përkthim të ri e të përmirësuar të Kishës së lavdishme, duke e bërë atë regjistrimin më të plotë të mesazheve të dhëna nga Uoçmën Ni nga vjeshta e vitit 1939 deri në vjeshtën e vitit 1942".

Shkarkoni PDF Ju lutemi, bini dakord me politikën e shpërndarjes për të mundësuar shkarkimin e këtij libri.