Si të filloni me librat në këtë seri


	Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Një


	Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Dy


	Krishti Gjithëpërfshirës

	Ekonomia e Perëndisë

	Elemente Bazë të Jetës së Krishterë, Vëllimi Tretë


	Njohja e Jetes

	Kisha e Lavdishme

Librat në këtë seri mund të shkarkohen si dosje PDF. Do t’ju nevojitet Adobe Reader i disponueshëm falas me qëllim që të shihni e të printoni dosjet PDF. Ju lutemi, shqyrtoni me kujdes politikën e shpërndarjes sipas së cilës këto dosje janë bërë të disponueshme. Botimet e disponueshme për shkarkim janë sistemuar në një renditje të posaçme, nga më të thjeshtat në përmbajtje te më të përparuarat. Ky sistemim synon të rritë në maksimum kuptimin dhe vlerësimin tuaj për temat e paraqitura.

Për të lexuar në vijimësi këta shtatë libra, ju lutemi filloni me Elementet bazë të jetës së krishterë, vëllimi 1; ky do të shërbejë si një parathënie për serinë. Pastaj lexoni kompletin tjetër të tre librave sipas renditjes së paraqitur. Ky komplet i dytë trajton disa praktika bazë të shëndetshme të krishtera, paraqet Krishtin si realitetin e çdo gjëje pozitive dhe qendrën e planit të amshuar të Perëndisë, që Bibla e quan “Ekonomia e Perëndisë” (1 Tim. 1:4). Duke pasur këtë si themel, tre librat e fundit zbulojnë përjetimet progresive të besimtarit për jetën hyjnore dhe paraqesin synimin përfundimtar të Perëndisë nëpërmjet kishës. Ne shpresojmë se një lexim i tillë hap pas hapi i të gjithë serisë do të jetë i dobishëm për njohjen e Perëndisë dhe të qëllimit të Tij.